Vendosni fjalën kyçe....

Rama me të rinjtë në Gramsh: Shtysa që më nxjerr nga shtëpia çdo ditë, të bëj gjithçka për Shqipërinë


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gramsh, ku ka mbajtur një fjalim para një grupi të rinjsh dhe të rejash të kësaj zone.

Rama i ftoi të rinjtë që të votonin për të, ndërsa sulmoi opozitën duke thënë se oferta e PD-së është si recetat e Sudes.

Rama i konsideroi këto zgjedhje janë sprovë karakteri për shqiptarët, për të bërë të mundur ndryshimin e Shqipërisë përmes punës.

“Data 25 prill është sprovë karakteri për shqiptarët, ku do të vendosim a do ngjitemi me mund, me sakrifica apo do i biem shkurt, duke rendur pas recetave çudibërëse të parave që do të shpërndahen lumë. Nuk mund të besojmë tek recetat e Sudes. Asgjë nuk ngrihet nga toka përveç se me djersë dhe sakrifica. Ata vende që janë ngritur janë ngritur nga puna dhe sakrifica. Jeta është malore dhe kjo botë është e guximtarëve, kjo botë është e guximtarëve. Nuk ka sukses të lehtë.

Që të kemi sukses më shumë, duhet të punojmë më shumë.  Mos u ktheni pas, për të emëruar njerëz me parti e ku partia bën gjithçka. E ardhmja nuk vjen vetë, me premtime me fushë me lule. Përpara ka rrugë përpjetë, që duhet ta ngjisim se nuk bën. Ata i ranë shkurt, duke parë vetëm klanin e tyre, familjen e tyre. Nuk e dua pushtetin për veten time. Nga emigracioni më ka sjellë maja që kam parë për Shqipërinë. Jam këtu për të dhënë mishin e shpirtin për të kapur atë majë. Jemi partia, e atyre që zgjohen në mëngjes dhe shkojnë në punë për të fituar paratë për të jetuar sa më mirë. ndryshimin e sjell vetëm puna e pasioni për t’ia dalë.”- tha Rama.

Kryeministri  u shpreh se sot Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte para 7-8 vitesh por që është larg së qeni ëndrra e të rinjve.

Po ashtu ai shtoi se “shtysa” që e nxirrte çdo ditë nga shtëpia ishte që të bënte gjithçka mundet, ta bëjë Shqipërinë më të mirë: “Shtysa që më bën të dal çdo ditë nga shtëpia është që të bëj gjithçka mundem që Shqipëria të jetë më e mirë nesër dhe që secili nga shqiptarët pavarësisht asaj se kë voton, të ndihet më mirë nesër.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *