Kryeministri Edi Rama i jep vëmendje një postimi të ish-kryeministrit Sali Berisha, për shkak të një lapsusi që ky i fundit ka bërë.
Berisha kishte shpërndarë një postim të kandidatit demokrat për deputet Tritan Shehu, por bënte një lapsus: Ai shkruante se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”, në vend të thoshte se “do të votojnë PD-në”.
Ndërsa ndan një screenshot të postimit të redaktuar tanimë, Rama shkruan: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.