Një kompani ruse ka nisur të prodhojë sërish revolverët-shotgun. Fillimisht armët me formë të veçantë u shfaqën në vitet 2000 por më pas u zhdukën sërish.
Korporata ruse e prodhimit të armëve Rostech njoftoi planet e saj në fillim të marsit për të sjellë përsëri në tregun e armëve një armë gjahu në formë revolveri, të emërtuar ‘MTc-255’.
“Kjo do të jetë një armë gjahu e aftë për të goditur në mënyrë efektive objektiva deri në 100 metra largësi. Sisteme të tilla rrotulluese fillimisht u shfaqën në Luftën Civile Amerikane. Pushkët e para të këtij lloji janë bërë nga korporata Colt. Megjithatë, ky lloj armësh nuk u përshtat mirë mes ushtarëve amerikanë për shkak të defekteve të ndryshme të dizajnit. Sot një pushkë e tillë rrotulluese nuk është gjë tjetër veçse një lëvizje interesante e marketingut për të tërhequr njerëz të rinj në botën e gjuetisë ose për të zmadhuar arsenalin aktual të gjuetarëve.” – tha Viktor Murahovsky, kryeredaktor i revistës ‘Homeland Arsenal’.
Siç përmend ai, sot pushkë të tilla rrotulluese në SHBA mund të gjenden në muze ose koleksione private të armëve.