Vendosni fjalën kyçe....

“S’do e lejojmë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore” – Netanyahu dy ditë pas sulmit në impiantin nuklear në Iran


Një ditë pas një incidenti në objektin e pasurimit të uraniumit në Iran, për të cilin u fajësua shërbimi sekret izraelit Mossad, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij do e mbrojë veten nga ‘agresioni dhe terrorizmi’ iranian.

Pa përmendur drejtpërdrejt incidentin në Iran, Netanyahu nuk kurseu asnjë fjalë për të këshilluar Teheranin, duke e quajtur atë kërcënimin më të madh me të cilin përballet Izraeli në Lindjen e Mesme.

“Irani kurrë nuk ka hequr dorë nga kërkimi i tij për armë bërthamore dhe raketa për t’i furnizuar ato. Dhe Irani vazhdimisht bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit dhe punon drejt këtij qëllimi.” – tha udhëheqësi izraelit.

“Unë kurrë nuk do ta lejoj Iranin të krijojë aftësinë bërthamore për të arritur qëllimin e tij për gjenocid e eliminimin e Izraelit. Izraeli do të vazhdojë të mbrojë veten kundër agresionit dhe terrorizmit të Iranit.” – shtoi ai.

Netanyahu e bëri deklaratën gjatë një konference për shtyp me Sekretarin amerikan e Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili siguroi mikpritësin e tij për mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit në ruajtjen e epërsisë ushtarake Izraelite në Lindjen e Mesme.

Të dielën, Irani raportoi një incident të ndërprerjes së energjisë në impiantin e tij të pasurimit të uraniumit në Natanz, duke ia hedhur fajin Izraelit. Media izraelite dhe amerikane thanë se burimet e saj konfirmuan se ishte rezultat i një operacioni sekret të kryer nga agjencia e inteligjencës izraelite Mossad.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *