Një kompani me qendër në Mynih shpreson të ndihmojë fillimin e një epoke të re të testimit të koronavirusit me një skanim të syve që, thotë ajo, kërkon vetëm tre minuta për të identifikuar bartësit e sëmundjes dhe ka një normë saktësie prej 95%.
Semic RF ka zhvilluar aplikacionin e tij të skanimit në bashkëpunim me kolegë në SHBA dhe në pritje të miratimit të rregullatorit, shpreson të fillojë ta nxjerrë atje deri në fund të muajit tjetër, thotë drejtori i saj menaxhues, Wolfgang Gruber.
“Aplikacioni përdor një foto të syrit të bërë me një smartphone dhe identifikon virusin me anë të një inflamacioni simptomatik të quajtur ‘syri rozë’. Ne arritëm të izolonim Covid-19 nga mbi dy milionë hije të ndryshme rozë.” – i tha Gruber agjencisë Reuters.
Ai thotë se aplikacioni, tashmë i testuar në mbi 70,000 individë, mund të përpunojë deri në një milion skanime në sekondë dhe mundësinë për të zgjeruar më tej atë kapacitet – potencialisht lejimin e skanimit edhe në turma të mëdha si koncerte dhe ndeshje futbolli.
“Ju merrni aplikacionin tuaj, bëni një fotografi të të dy syve, e dërgoni atë për vlerësim dhe më pas mund të keni të ruajtur rezultatin e vlerësuar si një kod QR në smartphone-in e personit të testuar.” – shtoi Gruber.