Kryetari i Bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj nuk ka pranuar pronësinë e databazës së publikuar në media me të dhënat sensitive të zgjedhësve.
Veliaj shtoi më tej në emisionin “Real Story” se të gjitha partitë kanë një databazë për zgjedhësit
“Të gjitha partitë kanë një databzë, nuk e di nëse është databaza jonë. S’ka asnjë dyshim që paritë serioze marrin listën e krehin dhe kërkojnë të shikojnë elektoratit. Dikush që punon në fazën ka nevojë të dëgjoj më shumë për rrogën. Disa herë këtë e bën kryetari i partisë, në atë zonë, ose ai kryetar i organizatës së socialistëve, por nuk di të them nëse ajo është databazi jonë. Sepse aty shihet një faqe Excel, është e manipulueshme. Si çdo parti serioze në botë kemi një databaze. Që nga viti 2011, nga dy njerëz që nuk njoh, nga një amerikan dhe Lul Basha, që e dinte se kur e kam ditëlindjen dhe më uronte ditëlindjen. Çdo parti ka databazë. Nëse numri i telefonit është dhënë vullnetarisht nga qytetari, këtu s’ka asnjë lloj shkelje.
Këtë e bëjnë të gjitha partitë, partitë e kanë bërë këtë që në 2011. Ditëlindja ime dihej që në këtë vit, por edhe Basha, e thashë, këtë e bënë demokratët e Amerikës. Është tjetër gjë databaza e asaj që u pa në Pukë. Një parti e madhe nuk i ka hije të bëj një gjë e tillë, nuk blemë vota, e kurrë se bëjmë atë gjë”-u shpreh Veliaj.