Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të martë ka zhvilluar një tkaim me një grup të rinjsh në Farkë, në Tiranë.
Ai u prit duartrokitje dhe entuziazëm nga të rinjtë, të cilëve u shpjegoi Programin e Partisë Demokratike.
Basha tha se përgjegjësia e tij kryesore është ndalimi i emigrimit të të rinjve, të cilin tha se do ta nisë ta bëjë duke anuluar së pari ligjin për arsimin e lartë dhe duke u krijuar mundësinë të rinjve shqiptarë që asnjëri të mos mbetet i arsimuar.
“Kam ardhur në këtë takim pas kërkesave të përsëritura prej një kohe të gjatë dhe ju kërkoj ndjesë për mungesën. Por kam ardhur po kështu për t’ju falenderuar sepse kjo frymë e ndryshimit që ndihet kudo është në radhë të parë rezultat i shpirtit tuaj, i fuqisë suaj, i energjisë suaj, i besimit tuaj dhe që e keni injektuar me sukses të plotë në familjen tuaj, në shoqërinë tuaj dhe anëmbanë Tiranës e gjithë Shqipërisë.
Fitorja e 25 Prillit i takon rinisë shqiptare, u takon të rinjve dhe të rejave të këtij vendi dhe përgjegjësia më e madhe e imja dhe e ekipit tim pas 25 Prillit është ndaj jush. Këtë përgjegjësi ne do ta përkthejmë, në vepra konkrete që do ju ndohmojnë për të zgjidhur disa nga hallet, problemet që keni, sfidat dhe pikëpyetjet e mëdha që ju kanë munduar këto tetë vite. Sepse me të vërtetë kanë tetë vite të vështira për të gjithë, por kanë qenë vite të tmerrshme për rininë shqiptare. Natyrisht edhe për familjet tuaja. Largimi masiv i shokëve dhe shoqeve tuaja në emigracion e provon këtu.
A ka plagë më të madhe për ju dhe për prindërit e atyre që nuk i kemi më mes nesh? A ka detyrë më të rëndësishme për kryeministrin e ardhshëm se sa ta ndalë këtë plagë? Kjo plagë nuk ndalet me llafe, nuk ndalet me premtime boshe nga këto që kemi dëgjuar gjatë këtyre tetë viteve. Kjo plagë ndalet me veprime të vendosura, siç do të jetë vendimi im i parë për të anuluar Ligjin për Arsimin e Lartë dhe për t’i kthyer universitetet shqiptare në qendra të trajtimit dual, ku të mos ketë bird he bijë shqiptari që të mbetet pa studiuar për shkak të gjendjes ekonomike të familjes së vet.
Dhe këto masa do të mundësojnë që çdo i rid he çdo e re që dëshiron të ndjekë Universitetin dhe të marrë një profesion, t’i mundësohet kjo. Dhe jo thjesht një diplomë, por një profesion.”- deklaroi Basha.
Kryedemokrati foli për trajnime, për stazhe të paguara si dhe për marrjen e kredive me 0% nga të rinjtë shqiptarë që duan të krijojnë një familje për të blerë një shtëpi.
“Kam qenë në vazhdimësi me BE-në, Aleancën e Universiteteve Europiane, që kur të futeni në Universitet gjysmën e kohës ta keni teori dhe gjysmën tjetër praktikë. Dhe pas kësaj t’ju ofrohet dhe një stazh i paguar, për të bërë të mundur kalimin nga auditori drejt tregut të punës. Sot kam qenë në biseda me investitorë europianë, të cilët më kanë thënë se: ‘tre gjëra duam ne që të sjellim investime dhe vende pune me paga të larta.
Ne duam tregun e lirë, me konkurrencë, pa monopole; ne duam taksa të ulëta si në vendet e rajonit dhe ne duam forcë punëtore të mirëtrajnuar dhe një rini të arsimuar.’
Dhe janë gati të na ndihmojnë për këtë. Kanë qenë gati dhe më parë. Shikoni rinia e Maqedonisë së Veriut ka përfituar dhjetëra mijëra vende pune, qindar mijëra trajnime me paratë e taksapaguesve europianë. E njëjta gjë me rininë e Serbisë. Kosova, shteti më i ri në Botë. Të vetmit që s’kemi përfituar jemi ne.
Sepse qeveria e Edi Ramës kurrë nuk e ka patur prioritet rininë. Ndaj unë ju garantoj se kësaj lëvizje të madhe rinore që i ka dhënë fuqinë dhe energjinë bashkimit shqiptar për ndryshim, do t’i përgjigjem me veprime të vendosura, duke sjellë dhe bërë të mundur trajnimin professional të rinisë, punësimin tuaj me paga dinjitoze, të larta, duke iu dhënë mundësi që të blini një banesë dhe për 5 mijë çifte të reja në vit shteti të marrë përsipër 100% pagesën e interesave duke ju ndihmuar të themeloni një familje. Sepse të rrisni një fëmijë në Shqipëri s’ka qenë kurrë më e vështirë.”- shtoi kryedemokrati.