Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje shqiptarëve: Dilni të votoni masivisht më 25 prill, ndryshimi i vendit është në dorën tuaj


Kreu i PD-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai e dha videomesazhin teksa ishte në udhëtim për të shkuar në takimet e tij elektorale.

Kryedemokrati theksoi se PD-ja ka një plan konkret për vendin ku fokusi kresor do jetë te ekonomia dhe familjet shqiptare.

Ai e nisi mesazhin me një urim për besimtarët myslimanë që sot kanë nisur agjerimin e muajit të Ramazanit.

“Dua ta nis këtë komunikim me një urim për të githë besimtarët, miqtë e besimit Islam që kanë nisur sot agjërimin e t’u uroj nga zemra agjërim të lehtë e të pranuar e një muaj të bekuar të Ramazanit. Ky është një muaj sprove i dyfishtë, për gjendjen ku ndodhet vendi dhe për sakrificën e agjërimit. Ekonomia është tema kryesore që më ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre ditëve e javëve. Ne kemi një plan konkret, i cili do të zbatohet dhe do të bëjë të mundur që ekonomia shqiptare të fillojë të lëvizë përsëri, ta marrë veten. Ju e dini që plani ynë godet gabimet dhe dështimet e keqmenaxhimit të këtyre 8 viteve.” – tha Basha.

Ai shtoi se qeveria e Edi Ramës i ka çuar paratë e shqptarëve në xhepat e oligarkëve duke i lënë qytetarët në mjerim.

Basha theksoi se kryeministri Rama e qveria e tij nuk kanë mbajtur asnjë nga premtimet e dhëna duke thënë se PD-së nuk bën premtime por zotime.

“Devijimi i të ardhurave nga xhepat e oligarkëve, te xhepat e njerëzve, duke nisur nga rritja e pagave, pensioneve. Pensionistët shqiptarë sot janë më të mjeruarit në Ballkan. Po kështu edhe hapa të tjerë që do të përmirësojnë ndjeshëm cilësitë e jetës, mirëqenien, sipërmarrjen e vogël, biznesin prodhues, të gjithë që do ta gjejnë veten te paketa jonë fiskale, që është vetëm hapi i parë drejt rritjes ekonomike. Ju e dini që kundërshtari politik nuk përgjigjet nëse i ka mbajtur premtimet, pasi në të vërtetë ai nuk ka bërë asgjë. Ne kemi punuar për të ardhur te ju me një program realist. I njohim, i prekim, i ndjejmë problemet tuaja. Prandaj në këtë fushatë nuk kemi ardhur me premtime, por me zotime.” – vijoi videomesazhin kreu i selisë blu.

Në fund Basha se ndryshimi i vendit është në dorën e qytetarëve dhe se 25 prilli nuk bëhet për të apo kreun e qeverisë po është për shqiptarët.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht më 25 prill për të ndryshuar gjendjen ku ndodhet vendi dhe fatin e tij.

Ndryshimin që të gjithë kërkoni e keni në dorë ju, vetëm ju mund ta bëni atë realitet. Unë e di që ju jeni të etur për ndryshim, pasi gjendja ekonomike është shumë e keqe, pavarësisht ku jetoni, në qytet, apo në fshat. Ju them se tani është koha të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshim, pra secili të marrë përgjegjësinë me votë për të ndryshuar fatin e vet dhe të familjes së vet. 25 prilli nuk bëhet për mua, as për Ramën, por për ju qytetarë. A do të kemi edhe 4 vite të tjera të ngecur, ku fëmijët tuaj të mbeten pa shkollim. Për këtë, duhet të përgjigjeni ju me votë më 25 prill. Vetëm ju keni mundësinë të ndryshoni Shqipërinë dhe fatin e saj. Ndaj ju kërkoj ta shndërroni në një votë masive 25 prillin, duke votuar numrin 9, në mënyrë pas 26 prillit të përveshim mëngët dhe t’i futemi punës për ta bërë Shqipërinë evropiane.” – mbylli videomesazhin Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *