Vendosni fjalën kyçe....

Floriana Garo: 25 prilli dita më kritike, qytetarët kanë rastin të ndryshojnë fatin e të ardhmen e tyre duke votuar PD-në


Zëdhënësja e fushatës së PD-së Floriana Garo deklaroi sot më 25 prill qytetarët e Shqipërisë kanë mundësinë të zgjedhin ardhmen e vendit.

Ajo theksoi se qytetarët kanë rastin të vendosin mes vendit që ndodhet në pozita të vështira, pa fuqi, nën dëshpërim, me ekonomi të rrënuar e nën shpopullim po Shqipërisë që do bëhet pjesë e BE-së e ku qeveria do punojë për qytetarët e do jetë në shërbim të tyre.

“Pas 12 ditesh, do te mbahen zgjedhjet ne Shqiperi. Kjo do te jete nje nder ditet me kritike ne historine e Shqiperise.

Pas 8 vitesh qendrim ne vendnumero dhe prapambetje nen qeverisjen e Rames, cdo shqiptari i jepet tashme nje shans per ta ndryshuar fatin dhe te ardhmen e tij.

Me 25 Prill ne mund te zgjedhim mes Shqiperise se veshtiresise, pafuqise, deshperimit,

Shqiperise me ekonomi ne rrenim,

Shqiperise se arrogances,

Shqiperise se Edi Rames, dhe Shqiperise me ndryshim dhe shprese,

Shqiperise ku kushdo mund ta fitoje jeten me dinjitet,

Shqiperise e cila do te behet gradualisht pjese e komunitetit Europian,

Shqiperise ku te rinjte do te duan te ndertojne te ardhmen e tyre,

Shqiperise ku politika behet me respekt,

Shqiperise ku cdo qytetar ka nje ndjesi perkatesie dhe ku qeveria punon per te dhe jo per vete.

Me 25 Prill Shqiperia do te zgjedhe Partine Demokratike me Lulzim Bashen dhe Aleancen per Ndryshim per te ri-sjelle shpresen.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *