Vendosni fjalën kyçe....

Hynë dhe vodhën në vilën në Sauk, kush janë të dyshuarit e arrestuar dje


Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i zhvilluar ditën e djeshme pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, ku u arrestuan pesë persona.

Paraditen e djeshme të arrestuarit kanë hyrë në një vilë, në Sauk, në pronësi të një gruaje, dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas Balkanweb të arrestuarit janë: Dejvis Dosti, Redian Bega, Klodian Cupi dhe Hektor Qirjazi si dhe një person tjetër. Ky i fundit rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Ai madje dyshohet se është dënuar me burgim të përjetshëm në shtetin fqinj dhe shenjat e tij të gishtave u janë dërguar autoriteteve të shtetit fqinj për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin person të dënuar atje apo jo.

Personat e arrestuar akuzohen për tentativa vrasjesh, grabitje me armë makinash, biznesesh dhe bastisje shtëpish.Gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve, policia ka sekuestruar rreth 25 mijë euro, që dyshohet se janë marrë nga vila e vjedhur, një armë zjarri dhe një sasi të vogël droge.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *