Kryeministri Edi Rama duket se nuk i ka kushtuar shumë rëndësi këtë herë imazhit.
Fotoja e zgjedhur për urimin e muajit të shenjtë të Ramazanit në fakt ka një mbishkrim që uron popullin e Egjiptit.
Këtë gjë e ka konstatuar Kreshnik Osmani në rrjetet sociale njohës i gjuhës arabe i cili thotë se në foton e zgjedhur nga Kryeministri shkruhet “Mbarësi për popullin e Egjiptit”.
“Urimi i kryeministrit Rama-zonit për Ramazan!
”Mbarësi për popullin e Egjiptit”- shkruhet tek fotoja e kryeministrit!
Kap nga Google dhe fut në Facebook dhe as ia ka idenë çfarë shkruhet. Duket që edhe urimin e ka seriozisht!
Iftarin ke Nusreti, amanet!”-shkruan Kreshnik Osmani.