Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Vlora e kërcënuar nga një “tërmet” si ai i Dibrës


Presidenti i Republikës Ilir Meta e sheh Vlorën si një përsëritje të skenarit të “Dibrës” me dosjen 184 mbi përgjimet me dyshime për blerje votash.

Meta tha në një intervistë për një televizion lokal në Vlorë se do qëndrojë deri në 26 prill në këtë qark pasi e sheh si të kërcënuar nga një “tërmet” si ai i Dibrës.

Do të jem në Vlorë deri më 26 prill sepse Vlora është e kërcënuar nga një ‘tërmet’ si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, që nuk do të tolerohet kurrë. Skenari i Dibrës nuk është hipotetik, por i faktuar. E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili se sipas të dhënave që kam këtu në Vlorë po përgatitet i njëjti skenar që nuk do të tolerohet kurrë”, tha Meta në televizionin lokal në Vlorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *