Kryetari i Partisë Demokratike ka shpërndarë një video elektorale me të cilën nga një anë thumbon Ramën me profesionin piktor dhe nga ana tjetër do të tregojë se çfarë i duhet Shqipërisë për të ecur përpara.
Basha shkruan në tabelë se Shqipëria ka nevojë për punësim, integrim dhe ndryshim.
‘’Nuk jam piktor, por unë e di se çfarë i duhet Shqipërisë për të ecur përpara. punësim dhe mirëqenie, integrim në BE, ndryshim” Voto 9!’’- thotë Basha.