Vendosni fjalën kyçe....

Pasuria e Jack Ma rritet me 2 miliardë dollarë një ditë pas gjobës rekord ndaj kompanisë “Alibaba”


Një gjobë prej 2.8 miliardë dollarësh ndaj kompanisë Alibaba nga autoritetet kineze i ka dhënë një nxitje të madhe aksioneve të gjigantit të tregtisë elektronike dhe pasurisë së themeluesit Jack Ma.

Aksionet e listuara në bursën e Hong Kongut të Alibabas janë rritur për dy ditë me radhë. Ndërsa aksionet e listuara në SHBA u rritën më shumë se 9% të hënën, duke shënuar rritjen më të madhe në pothuajse katër vjet.

Themeluesi i gjigantit në internet, Jack Ma, fitoi mjaft ditët e fundit. Sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg, vlera e tij neto u rrit me 2.3 miliardë dollarë duke arritur në 52.1 miliardë dollarë. Ai aktualisht është njeriu i 25-të më i pasur në botë dhe personi i tretë më i pasur në Kinë.

Gjatë fundjavës, rregullatorët e tregut të Kinës vendosën një gjobë prej 18.2 miliard juan (2.8 miliardë dollarë) ndaj Alibabas, e cila arrin në 4% të të ardhurave të kompanisë në vitin 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *