Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti: Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka bërë deklaratë të forta nga Vlora duke folur për situatën në vend dhe zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij.

Ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”- tha Kreu i Shtetit në televizionin lokal.

Ai theksoi se çdo gjë mund të bëhet kurban në Shqipëri, por kurrë demokracia.

Presidenti Meta tha se bën “thirrje patriotike sepse e para jam patriot dhe sepse e dyta jam nga Skrapari”.

Humbjen e zgjedhjeve e ka pranuar Edi Rama që në shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit. Kjo histori ka mbaruar populli do votojë në 25 prill për të ardhmen e vetë, për rinin dhe integrimit dhe nuk do ta shes kurrë votën e tij. U bej thirrje vlonjateve te dalin masivisht ne votime. Mbrojtja e Atdheut është detyre mbi detyrat dhe ky sllogan nuk vjetërohet kurrë”- deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *