Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Exceli që doli shumë i prapambetur për të qenë i PS-së, sistemin e patronazhimit e kemi ngritur para 2009


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Përballë” deklaroi se databaza e dalë si përdorim i të dhënave personale për qëllime elektorale është shumë e prapambetur për të qenë e Partisë Socialiste.

Kryeministri Rama pranoi Partia Socialiste ka ngritur një sistem patronazhimi që përpara zgjedhjeve të vitit 2009.

‘’Sot me sa më thanë se kush kishte dalë në emër të Partisë Demokratike dhe kishte pohuar që të dhënat e AKSH-it nuk janë një databaze që e merr kush do dhe e çon ku do, sepse AKSH-i nuk depoziton të dhëna të integruara, por ka shërbime që janë të ndërfaqosura. Kjo s’ka lidhje fare me AKSH-in.

Po çfarë duhet të themi që me call centerat e Agron Shehajt e çmendi këtë milet me telefonata. Sot në zyrë, të gjithë njerëzit e zyrës sime ishin marrë në telefon për të disatën herë nga PD dhe kanë të gjithë databazën e telefonave. Të gjitha partitë bëjnë të njëjtën gjë kudo në botë.

Ne kemi prej shumë vitesh që punojmë me një sistem që quhet sistem patronazhimi dhe ka që para zgjedhjeve të 2009 që ne mbledhim të dhëna derë më derë, me blloqe të tëra dhe pastaj hidhen nëpër databaza.

Edhe e fundit, ai Exel-i që doli atje është shumë i prapambetur dhe shumë i epokës së vjetër për të qenë i PS-së’’– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *