Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Përrenjas: Shqipëria në një nivel tjetër, portet dhe aeroportet përbëjnë volumin më të madh të investimeve në një 5-vjeçar në histori


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Prrenjas për takimin e radhës elektoral, ku po bën prezantimin e programit të vet për një mandate të tretë.

Nga ky takim, Rama tha se Shqipëria ka parë volumin më të madh të investimeve në harkun kohor të pesë viteve në historinë e vendit, gjatë qeverisjes së tij.

Ai u ndal në veçanti tek aeroportet, duke thënë se do sjellin më tepër lëvizje e rrjedhimisht më tepër punë.  Ai tha se është vetëm çështje kohe që Shqipëria të ndryshojë njëherë e përgjithmonë e të ngjitet në një nivel tjetër.

“Dielli i Shqipërisë nuk është i bukur vetëm për një pjesë por mund të bëhet i bukur për të gjithë shqiptarët. Është koha për të besuar jo duke parë ëndrra në gjumë, por duke parë kantierët e hapura, duke parë projektet, se shqiptarët do të fuqizohen ekonomikisht të gjithë së bashku.

Është koha që gjithsecili të shohë se nëse Shqipëria nuk mund të ngjitet më lart dhe atëhere edhe jeta e secilit nuk mund të përmirësohet më shumë.

Dhe përmirësimi i mëtejshëm i jetës së gjithsecilit lidhet me përmirësimin e mëtejshëm të vendit. Lidhet me punët e mëdha që kemi nisur dhe punët e mëdha që kemi nisur. Lidhet me gjithë atë paketë të investimeve të mëdha të huaja, private dhe publike që tanimë pret vetëm kohën për t’u kthyer në një realitet të prekshëm për të gjithë shqiptarët.

Në një realitet ku Shqipëria do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë, dhe do të ngjitet në një nivel tjetër. Shumë njerëz thonë: Po çna duhen ne aeroportet?!

Dje isha me një gazetar që më thoshte:  ‘Po janë shumë, janë tepër, janë kot 4 aeroporte për madhësinë dhe popullsinë që ka Shqipëria. Në fakt kjo është krejt e pavërtetë, shikoni Kroacinë, 9 aeroporte me 4 milionë banorë. Për të mos folur për Greqinë e për të mos folur për Turqinë.

Dhe aeroportet, portet, investimet e mëdha që ne kemi nisur dhe do vazhdojmë, që përbëjnë volumin më të madh në harkun e një 5-vjeçari në historinë tonë, sjellin shumë më tepër lëvizje dhe lëvizja sjell shumë më tepër punë për të gjithë.

Sjell shumë më tepër angazhime për të ofruar shërbime, për të vazhduar të bëjmë investime dhe të jeni të bindur miqtë e mi, se ndërkohë që nga ana tjetër ju dëgjoni gjëra që nuk janë të reja, që keni dëgjuar dhe më parë, ndarja është shumë e qartë, jo mes atyre që themi, por mes atyre që tjetër thonë e tjetër bëjnë. Dhe ata që thonë atë që bëjnë dhe bëjnë atë që thonë, jemi ne PS.”- thotë Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *