Kryeministri Edi Rama thotë se dobësimi i LSI-së do të sjellë edhe zvogëlimin e shitblerjes së votës.
Deklaratën Kryeministri Edi Rama e bëri në një intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH.
“Shqetësim, lidhur me zgjedhjet, nuk shoh si proces, është ai shqetësimi i zakonshëm se çfarë do të bëjnë ata që bubrojnë në ditët e fundit për hesap të LSI, dhe dihet se ça aktiviteti zhvillojnë. Por përtej kësaj, nuk shoh ndonjë problem. Shitblerja e votës po shkon në zvogëlim nga zgjedhje në zgjedhje. Sa më shumë zvogëlohet LSI-ja, aq më shumë zvogëlohet edhe shitblerja ” – u shpreh kryeministri Rama.