Vendosni fjalën kyçe....

Salianji me ish-të përndjekurit në Korçë: PD do mbyllë çdo detyrim financiar ndaj jush, do dënohet me ligj përdorimi i simboleve të komunizmit


Kandidati i PD-së për deputet, Ervin Salianji ka zhvilluar sot një takim me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë në Korçë.

Në këtë takim, ai u premtoi ish-tëpërndjekurve se PD do të përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj ish-të përndjekurve dhe do japë kredi të buta për pasardhësit e tyre.

Po ashtu ai tha se do ndalohet me ligj përdorimi i somboleve të komunizmit.

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja me përfaqësues të nderuar të kësaj shtrese dhe me drejtuesit e shoqatës Nebil Cika, Vasillaq Grabocka, Etem Fejzollari! Për të rikuperuar gabimet e së shkuarës por edhe për t’i dhënë vlersimin që meritojnë, Partia Demokratike zotohet: Të përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj ish-të përndjekurve. Të japë kredi të buta për pasardhësit e ish-të përndjekurve. Të përcaktojë me ligj një shpërblim financiar ekstra pagesës së pensionit çdo muaj për ish-të përndjekurit. Të ndalojë me ligj përdorimin e simboleve të komunizmit. Të miratojmë ligjin për pastrimin e figurës, të jepen 100 Euro shtese për pensionet e të burgosurve politikë.

Bashkë do të ngremë muzeun në kujtim të viktimave të komunizmit!  Mirënjohje për mbështetjen dhe rrugëtimin bashkë për të rrëzuar këtë regjim.”– deklaroi Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *