Një zjarrfikës ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, pas një zjarri masiv në një fabrikë historike në Shën Petersburg.
Zjarri filloi rreth orës 12:30 të hënën dhe u përhap shpejt në të gjashtë katet e ndërtesës Nevskaya Manufaktura, shkruan BBC.
Erërat e forta penguan përpjekjet për të shuar flakët, ndërsa shtëllungat e tymit përhapeshin në të gjithë qytetin.
Ndërtesa daton që nga viti 1841, kur u përdor për prodhimin e pëlhurave dhe është një pikë referimi në Shën Petersburg.
Ministria Ruse e Emergjencave tha se dyzet njerëz u evakuuan dhe se çatia e ndërtesës dhe kuverta e dyshemesë ishin shembur.
Treqind zjarrfikës u përfshinë në shuarjen e zjarrit.
Nevskaya Manufaktura ndodhet në bregun e lumit Neva, i cili kalon përmes Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh i Rusisë. Ajo u drejtua nga qeveria gjatë periudhës Sovjetike, më pas u privatizua në vitin 1992.
Pjesë të ndërtesës ishin ende duke u përdorur për të prodhuar pëlhurë në vitet e fundit, ndërsa pjesët e tjera ishin dhënë me qira si hapësirë për zyrë ose ishin të braktisura. Në vitin 2001 fabrika u shtua në listën e Shën Petersburgut të vendeve historike dhe kulturore të vlefshme.