Vendosni fjalën kyçe....

Të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve në duart e PS-së, SPAK shkon në zyrat e Lapsi.al


Prokurorët e SPAK-ut kanë shkuar në zyrat e portalit Lapsi.al për të sekuestruar serverin e tij.

Kjo lëvizje vjen pas publikimit të lajmit mbi ekzistencën e një database në duart e Partisë Socialiste me të dhënat personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve të Shqipërisë, shkruan BW.

Në këtë databesa të dhënash janë emrat e qytetarëve, numrat e telefonit, vendet e punës, numrat e identitetit, etj.

Sipas Prokurorisë Speciale, pas publikimit të lajmit ka nisur verifikimi i të dhënave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *