Vendosni fjalën kyçe....

Vranë 50-vjeçarin në Dibër, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim i vëllai


Një 30-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi bashkë më të vëllanë akuzohen për vrasjen e një 50-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Luzni ku dy vëllezërit, Muhamet e Altin Mera, 30 e 42 vjeç u përsfshinë në një konflikt me 50-vjeçarin Xhetan Konesha.

Pas konfliktit fillestar, situata është tensionuar dhe njëri nga vëllezërit mori një automatik ‘Kallashnikov’ duke qëlluar Koneshën.

Ky i fundit u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetojë. Në pranga a përfunduar 30-vjeçari Muhamet Mera, ndërsa i vëllai, Altini është shpallur nw kwrkim.

Njoftimi

“Plagosën me armë zjarri një shtetas, me pasojë vdekjen e tij, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë, kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Shpallet në kërkim bashkautori tjetër i dyshuar.

Sekuestrohet edhe arma me të cilën dyshohet se autorët kanë plagosur me pasojë vdekjen, 50-vjeçarin.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Luzni, Dibër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër kishin plagosur me armë zjarri fqinjin e tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e njërit prej autorëve, shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në fshatin Luzni, Dibër.

Ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e bashkautorit tjetër të ngjarjes, shtetasit A. M., 42 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll.

Dy vëllezërit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xh. K., 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se dy vëllezërit kanë plagosur 50-vjeçarin.  

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *