Vendosni fjalën kyçe....

Basha nënshkruan marrëveshje me biznesin e mesëm e të vogël


Kreu i PD-së ka nënshkruar një marrëveshje me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël e të mesëm.

Gjatë fjalës së tij më përfaqësues të kësaj shoqate, kryedemokrati tha se PD-ja i sheh si tejet të rëndësishme këto dy kategori ndërsa e cilësoi marrëveshjen një hap drejt synimit madhor të selisë blu për ringritjen e ekomonisë së vendit, hapjes së vendeve të reja të punës e rritjes së pagave.

“Kam bindjen më të thellë se më këtë ne i bëjmë një shërbim të jashtëzakonshëm shoqërisë, i bëjmë shërbimin më të mirë ekonomisë shqiptare dhe qëllimit tonë madhor ringritjes ekonomike, zgjimit kombëtare ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët. Ju jeni një pasuri, një thesar, ju jeni forca që lëvizi vendin më të varfër të Europës në vitet 90’ nga një varfëri ekstreme që mund të krahasohej vetëm me vendet më të varfra të Afrikës. Ju jeni pra shpirti i sipërmarrjes, shpirti i lëvizjes përpara të shoqërisë.” – tha Basha.

Kryedemokrati shtoi se asnjë shoqëri europiane nuk ka ecur përpara pa i dhënë sipërmarrjes së mesme e të vogël vendin që i takon. Basha theksoi se synimi kryesor i qeverisjes së tij është integrimi i vendit në BE.

“Ju jeni pra shpirti i sipërmarrjes, shpirti i lëvizjes përpara të shoqërisë. Asnjë shoqëri europiane nuk ka ecur përpara pa i dhënë sipërmarrjes së mesme dhe të vogël vendin që i takon. Qëllimi kryesor i Shqipërisë, qëllimi kryesor i shqiptarëve pa dallim bindjes politike është anëtarësimi në Bashkim Europian. Ky është objektivi kryesor i Partisë Demokratike. Sepse anëtarësimi në Bashkimin Europian do të garantojë njëherë e përgjithmonë që kurrë të mos përsëritet një cikël 8-vjeçar apo qoftë edhe 4-vjeçar si ky që do lëmë bashkë pas me datë 25 prill. Një cikël pasigurie, terrori, masash të njëpasnjëshme që kanë goditur në palcë ekonominë duke goditur në veçanti sipërmarrjen e vogël. Kjo është arsyeja pse jemi rreshtuar në krahun tuaj.” – shtoi Basha.

Kreu i PD-së tha gjithashtu se qeveria nuki ka dhënë asnëj ndihmë kësaj kategorie, po përkundrazi e ka zhvatur biznesin e mesëm e të vogël.

“Kur u rritën çmimin e energjisë që ishte fillimi i rënies ekonomike dhe i goditjes së biznesit të vogël. Kur insistuan për kasa fiskale vetëm e vetëm për të bërë tendera fiktivë dhe për t’ju zhvatur ndërkohë që asnjë shërbim real nuk erdhi në kuptimin e formalizmit apo të përmirësimit të gjendjes ekonomike. Kjo ishte arsyeja pse protestuam për dy vjet me radhë kundër vendimit absurd, do të thoja kriminal të futjes së TVSH-së në biznesin e vogël që tani kryeministri në largim thotë që do ta heqë pa guxuar as ta shohë në sy sipërmarrjen dhe t’i thotë më fal sepse siç e tha opozita ky nuk ishte vetëm një gabim, por ishte një goditje e fortë në stomakun e ekonomisë shqiptare që e uli në gjunjë ekonominë shqiptare sepse goditi pjesën më vitale të saj biznesin e vogël, biznesin mesëm.” – theksoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *