Vendosni fjalën kyçe....

Ditë e re kismet i ri, Bitcoin vendos tjetër rekord duke arritur mbi 64,000 dollarë


Bitcoin ka vijuar ngjitjen e pandalshme duke kapërcyer shifrën e 64,000 dollarëve për herë të parë në histori, përpara debutimit në tregun e aksioneve të platformës së njohur të tregtisë, Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit më shumë se 6% të mërkurën për të arritur 64,829 dollarë, një rekord i ri. Ngjarja e re vjen më pak se 24 orë pasi ajo kaloi 63,000 dollarë. Kriptovaluta e ka dyfishuar vlerën që nga fillimi i vitit dhe tashmë ka arritur 1.2 trilion dollarë në kapitalizimin e tregut.

Shumica e 10 kriptovalutave kryesore ndoqën rritjen e Bitcoin. Ethereum gjithashtu arriti një kulm të të gjitha kohërave për herë të dytë në dy ditë, duke arritur 2,388 dollarë të mërkurën.

Rritjet erdhën përpara ofertës fillestare publike (IPO) të një prej shkëmbimeve më të mëdha të monedhave kripto, Coinbase, në Nasdaq. Listimi konsiderohet nga disa si një shenjë tjetër e përshtatjes më të gjerë të kriptovalutave.

Coinbase është platforma e dytë më e madhe kripto në botë pas Binance dhe më e madhja në SHBA nga vëllimi i tregtimit. Baza e klientëve të saj është zgjeruar ndjeshëm në muajt e fundit për shkak të interesit në rritje për kriptovalutat, duke shtyrë të ardhurat e saj në tremujorin e parë në një shumë të madhe prej 1.8 miliardë dollarësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *