Sekretari i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas një deklarate të presidentit Ilir Meta se edhe fëmijët e tij “të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”.
Por Klinaku e ka quajtur të rrezikshme këtë deklaratë të presidentit, pasi u shpreh fillimisht se familja Jashari ndryshe nga Meta, ka luftuar për liri e jo për pushtet.
“Përveçse është huqje e madhe kjo e presidentit, sepse krahason luftën e tij për pushtet me atë të familjes Jashari, është edhe e rrezikshme.”– ka shkruar Klinaku.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë ditën e djeshme tha se nuk pyet as për fëmijët e tij kur vjen puna për Shqipërinë, madje bëri edhe një krahasim me Adem Jasharin, Kryekomandantin dhe themeluesin kryesor të UÇK-së që dha jetën për lirinë e Kosovës.
Ai u shpreh se “edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si të Adem Jasharit, nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”.