Këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë Dr. Anthony Fauci deklaroi se pavarësisht vaksinave kundër Covid-19, amerikanët nuk do jenë në gjendje që të kthehen në normalitet edhe për gjëra të tilla si drekimi, darkimi apo ptë dëfryerit në mjedie të mbyllura.
Qëndrimi i tij është kritikuar ashpër nga Senatori Republikan Rand Paul, i cili tha se Fauci po injoron përvojën më shumë se 100 vjeçare të vaksinave.
Komentet erdhën si përgjigje e një interviste të Faucit, i cili tha se edhe ata që janë vaksinuar duhet të marrin masa paraprake dhe shtyjnë për më tej kryerjen e veprimtarive normale.
I pyetur nëse ngrënia dhe pirja brenda restoranteve dhe bareve është ‘në rregull tani’, Fauci u përgjigj negativisht.
“Për arsyen e thjeshtë se niveli i infeksionit, dinamika e infeksionit në komunitet është ende me të vërtetë shqetësuese e lartë. Edhe nëse vaksinohen, individët duhet të kujtojnë që të jenë ende të kujdesshëm dhe të mos përfshihen në mjedise të mbushura me njerëz, veçanërisht në mjedise të mbyllura, ku njerëzit nuk mbajnë maska”, tha Fauci.