Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: Draghi minoi marrëdhëniet mes Turqisë dhe Italisë, u tregua i pamatur


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e ka quajtur pamaturi dhe mungesë sjelljeje deklaratën e kryeministrit italian Mario Draghi në lidhje me të, raporton Anadolu Agency (AA).

“Deklarata e kryeministrit italian është pamaturi e plotë dhe mungesë edukate”, tha Erdoğan në një bisedë të organizuar me të rinjtë në Bibliotekën Presidenciale në Ankara.

“Ashtu siç shpresonim se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Italisë do të përmirësoheshin, Draghi minoi këto marrëdhënie me deklaratën e tij”, shtoi ai.

“Ju jeni një person i emëruar, e jo dikush i zgjedhur në atë post”, vuri në dukje Erdoğan.

Ndryshe, kryeministri italian Mario Draghi në një konferencë shtypi javën e kaluar përdori komente ofenduese ndaj presidentit Erdoğan.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *