Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh.
Mësohet se një është gjetur në anë të rrugës një trup i pajetë. Personi është identifikuar si 54-vjeçari me inicialet S.M.
Paraprakisht uniformat blu dyshojnë se ai mund të jetë aksidentuar nga ndonjë makinë dhe më pas është lënë i braktisur ashtu në rrugë.
“Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç.
Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.”– thuhet në njoftimin e policisë.