Pas Twitterit të kryedemokratit Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama i ka reaguar sërish duke i shkruar e pyetur pse nuk do një bashkim PD-PS kur sipas tij shqiptarët duan bashkim.
Më tej Kryeministri vijon t’i kërkojë kreut të PD-së të distancohet nga Berisha dhe Meta.
“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”-shkruan Rama.