Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi thirrje qytetarëve nga Lushnja: Do ju ofrojnë qese ushqimesh por refuzojini, më 25 prill votoni për të ardhmen tuaj


Kryetarja e LSI-së tha në Lushnjë se forca politike që drejton është e angazhuar për t’i çuar gjërat përpara.

Gjatë një takimi me mbështetësit, Kryemadhi, theksoi se kandidonte në qarkun e Fierit për të lartë të gjitha borxhet ndaj familjeve të zonës, naftëtarëve dhe atyre që u anë larguar fëmijët në emigracion.

“Ajo që është e rëndësishme është angazhimi yunë për t’i çuar gjërat përpara. Unë kam ardhur të kandidoj në qarkun e Fierit, për të larë të gjithë borxhet ndaj jush, familjeve tuaja, naftëtarëve. Sidomos familjes, sepse janë larguar të rinjtë. Unë marr përsipër si nënë përball jush, nëse nuk kthejmë kokën pas për të treguar se ku ishim dhe jemi, për të kthyer kush të jep dorën për të ndihmuar, nuk kemi sjellë ndryshim. Ndryshimi nuk vjen duke u përkëdhelur tek kryetarët dhe kryetaret e partive, ndryshimi vjen tek toka jonë, familja jonë, qyteti ynë, me votën më 25 prill me numrin 6, për të votuar LSI.” – tha Kryemadhi.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos e shesin votën por të qëndrojnë bashkë për të votuar për të ardhmen e tyre më 25 prill kundër qeverisë që u ka ngritur taksat, që u ka rritur çmimin e energjisë e të ushqimeve, që u ka shtuar taksat.

“Do të dëgjoni pafundësisht lajme, do iu trokasin në dyert e shtëpive me qese ushqimesh, do iu presin energjinë elektrike do iu shtojnë taksat, mos u tërhiqni, por qëndroni bashkë më 25 prill për të votuar për familjet tuaja, për të votuar për Shqipërinë që të bëhet Shtëpia e shqiptarëve dhe për t’i thënë jo çdo politikani. Shqipëria është e shqiptarëve! Të dashur motra dhe vëllezër, unë jam nëna e tre fëmijëve, kam 30 vite që merrem me politikë. Kam mbi 17 fushata elektorale që realizoj. E kam pasur të vështirë, e kam ende të vështirë, sepse një gjë duhet ta dini, unë nuk bëj kompromis me të ardhmen e të rinjve dhe të rejave. Unë nuk bëj kompromis me askënd, që kërkon të përdori historinë e LSI, flamurin e të rinjve e të rejave, qoftë për karrige, qoftë për pushtet, qoftë edhe për emër. Me Petrit Vasilin, Luan Ramën, me Kejdën, me të gjithë burrat dhe gratë e LSI, do e çojmë deri në fund betejën tonë përballë bandave.” – theksoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *