Pas më shumë se tre muajsh nga mbyllja e vitit 2020, ndikimi i pandemisë mbi punësimin shihet te ketë qenë i lartë.
Nga të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore mësohet se, numri i kontribuuesve në skemë ul me mbi 35 mijë persona. Numri total arriti në vitin 2020 në 747, 785 persona nga 781, 924 që ishin në vitin 2019.
Të dhënat tregojnë se pasojat kanë qenë më fatale për vetëpunësimin, ku mbi 14.8 mijë persona dolën nga skema e sigurimeve. Numri i kontribuuesve të vetëpunësuar në zonat urbane arriti në 82 mijë e 326 persona mesatarisht në vitin 2020 nga rreth 83 mijë e 756 persona që ishin më 2029 me një reduktim prej 1.8 për qind. Goditjen më të madhe e kishte vetëpunësimi në bujqësi, me rreth 14,88 persona të dalë nga skema e pensioneve. Në total, numri i kontribuuesve rural arriti në 46,743 në vitin 2010 nga 61 mijë e 563 persona në vitin 2019.
Sektori i biznesit privat gjithashtu i vuajti pasojat e krizës pandemike, pasi raportohen se mbi rreth 13 mijë të punësuar dolën të papunë dhe për rrjedhojë edhe nga skema e sigurimeve.
Rënia e numrit të kontribuuesve në skemë lidhet drejtpërdrejt me krizën pandemike. Kufizimet e ashpra të karantinës së pranverës çuan në mbylljen totale të një pjese të madhe të aktivitet ekonomik në vend, përveç shërbimeve dhe mallrave jetike. Për pasojë, qarkullimi, konsumi dhe shitjet ranë.
Duke iu referuar të dhënave nga sigurimet shihet se efektet më negative të pandemisë ishin në fshat. Këto zhvillime vijnë në kontradiktë me efektet e krizës, e cila rëndoi më shumë ekonominë e zonave urbane pasi bujqësia nuk vuajti asnjë ditë nga masat e karantinës dhe eksportet e sektorit panë rritje dyshifrore gjatë pandemisë.
Sipas të dhënave nga anketa tremujore e forcave të punës, në fund të vitit të kaluar u numëruan 450 mijë të punësuar në bujqësi, duke zënë rreth 38.% të totalit në punësimit. Por, nga të dhënat e Institutit të Sigurimeve, vetëm 46,7 mijë fermerë paguan sigurimet shoqërore më 2020, ose vetëm 10% atyre që qeveria numëron si të punësuar në bujqësi.
Në vitin 2013 numëroheshin mbi 64 mijë kontribuues ruralë në skemën e pensioneve, teksa ky numër u dyfishua më 2014 në 127 mijë, për shkak të një amnistie që u aplikua mbi gjobat për sigurimet e papaguara. Më pas, në vitin 2015, numëroheshin 89 mijë fermerë që paguanin sigurime, ndërsa më 2017 u numëruan 58 mijë fermerë në skemë dhe tani më 2020 vetëm 46 mijë të tillë.
Rezultati financiar i degës së pensionit të fshatit mbetet problematik, për shkak të numrit të vogël të të siguruarve në bujqësi dhe shpenzimet të larta për përfitime.
Pas të vetëpunësurave, sektori i biznesit ishte i dyti për numrin e lartë të personave që ikën nga skema e sigurimeve. Vitin e kaluar, rreth 13 mijë persona që punonin në biznese. Personat e siguruar nga biznesi ishin mbi 405 mijë më 2020, nga më shumë se 128 mijë të tillë më 2019.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al