Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha Elizabeth i rikthehet detyrave mbretërore, katër ditë pas vdekjes së Princit Philip


Mbretëresha Elizabeth i është rikthyer detyrave mbretërore të martën, vetëm katër ditë pas vdekjes së burrit të saj, Princit Philip.

Reuters shkruan se ajo priti mbajti ceremoni, për të shënuar pensionimin e një zyrtari të lartë të familjes së saj, ku Earl Peel u largua si Lord Chamberlain.

Philip, i cili kishte qenë në krah të mbretëreshës gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar, vdiq në Kështjellën Windsor të Premten, në moshën 99-vjeçare. Varrimi i tij do të mbahet të shtunën.

Duka i Edinburgut, siç njihej ai zyrtarisht, u martua me mbretëreshën Elizabeth në vitin 1947. Në vitet e fundit, mbretëresha ka zvogëluar angazhimet e saj zyrtare dhe u ka kaluar shumë detyra mbretërore Princit Charles, djalit të tij Ëilliam dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Por ajo ende kryen detyrat më simbolike mbretërore, siç është hapja e parlamentit.

Djali i mbretëreshës, Princi Andreë, tha të dielën se mbretëresha ishte stoike përballë një humbjeje që ajo e kishte përshkruar se “kishte lënë një boshllëk të madh në jetën e saj”.

Pavarësisht kësaj, ndihmësit dhe ekspertët mbretërorë thonë se mbretëresha nuk do të heqë dorë nga froni për të ia lënë djalit të saj princit Charles.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *