Vendosni fjalën kyçe....

Rama për Rrugën e Arbrit: Do jetë pa pagesë, i sjell zhvillim të madh turizmit


Kreu i qeverisë deklaroi se Rruga e Arbrit do jetë pa pagesë dhe se do sjellë një zhvillim të madh jo vetëm të Dibrës por edhe të mbarë vendit.

Në një intervistë për Report TV, kreu i qeverisë tha se puna e bërë aty është tregues dhe arsye e fortë për të besuar te kompanitë shqiptare.

“Është një punë komplekse, është përdorur një teknologji e kohës së fundit. Kjo është një arsye shumë e fortë për të besuar të kompanitë shqiptare që deri më tani kanë arritur një nivel ndërkombëtar. Kompania është brenda afatit totalisht. Kjo është një rrugë e cila bëhet me PPP për 2 arsye. Së pari pasi në rast se do të shfrytëzonin buxhetin tonë do të ishte e pamundur dhe do të na duhej të spostonim shumë para nga të tjera programe të rëndësishme. Ose do të prisnim 13 vite për të bërë rrugë ose e bëjmë rrugën dhe e shlyejmë për 13 vite. Dhe arsye e dytë është se rruga do të jetë pa pagesë për njerëzit dhe mirëmbajtja do të kryhet nga kompania. Pra ne do të japim financim edhe për mirëmbajtje dhe njerëzit do ta kenë pa pagesë. “ – tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, Rruga e Arbrit bashkë me atë të Lumit të Vlorës do i sjellin një zhvillim të madh vendit.

“Kjo rrugë dhe ajo e lumit të Vlorës janë dy akse fantastike të një Shqipërie që nuk e njohim, kam zbuluar këtë zonë, që për 99% e shqiptarëve do jetë një parajsë tokësore ku ka varfëri se ka pasur izolim të madh dhe ku mrekullitë e natyrës mund të kthehen në një aset fantastik për të zhvilluar turizmit. Pogromet zhvillimorë të këtyre zonave janë të hapura, ne do të kemi 5000 euro për çdo emigrant që investon në shtëpinë e babës apo gjyshit.” – u shpreh Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *