Sot kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimet elektorale të radhës në Dibër. Ai e ka bërë të ditur vetë këtë lajm, ndërsa publikonte një video në rrjetet sociale nga Rruga e Arbrit.
Rama shprehet se edhe pak ngelen nga koha kur kjo ëndërr 100-vjeçare të bëhet realitet.
“Për Dibër nga Rruga e Arbërit.
Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet.”-shkruan Rama.
Në videon e publikuar nga kryeministri shihet tuneli i këtij aksi që ende është në ndërtim e sipër.