Kryeministri Rama sulmoi kreun e PD-së Basha duke e quajtur kukull në duart e Ramës e Berishës.
Kreu i qeverisë tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën pas 25 prillit me kusht që Basha të shkëputet nga Meta e Berisha.
“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën dhe me Bashën, por me një kusht të thjeshtë. Që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që realisht është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë. Nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% të mirëqenies shqiptare, jo te konfliktet dhe idiotësisë.” – tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, Basha e ka treguar veten në disa raste se nuk mund të drejtojë vendin duke kujtuar kohët kur ai ka qenë ministër i Jashtëm, i Brendshëm e Transportesh.
“Basha është një kukull, një dhëndër i zbukuruar për të dalë në fushatë dhe tërësisht i kontrolluar nga këta të dy. Këta ta dy janë kërcënimi real Basha sa herë është provuar ka treguar se është i paaftë të qeverisë. Shpesh ne tallemi me lapsuse që të bëjmë për të qeshur, për në fakt nuk të bën për të qeshur kur firmos një marrëveshje dhe humb territorin, kur rri në krye të dikasterit dhe vriten 4 njerëz në Bulevard dhe del në krye të dikasterit tjetër dhe humbin qindra milionë euro. Nuk ia vlen të humbasim kohë më tutje.” – shtoi Rama.