Vendosni fjalën kyçe....

SPAK bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti.

Kujtojmë se mjekut iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ky vendim u mor më 2 Mars, por SPAK kërkon rikthimin e tij në qeli.

Mjeku i QSUT-së Edvin Prifti akuzohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Mjeku Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Nj rast që u zbulua pas hetimeve ndaj zyrtarëve të Gjykatës së Krujës. Sekretarja Mallakuçi ishte një ndër personat që ka qenë nën përgjim pasi dyshohej se ishte përfshirë në përpjekjet për lirimin e të dënuarit, Saimir Petani.

Mjekut Prifti iu sekuestruan në banesë e në zyrë 250 mijë euro dhe 150 mijë lekë. Mirëpo ai dhe avokati i tij, pretendojnë se këto janë para të ligjshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *