Vendosni fjalën kyçe....

U padit nga LSI-ja, KQZ gjobit me 10 mijë lekë kryebashkiakun e Vorës


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 10 mijë lekë të reja kryebashkiakun e Vorës, Gentian Picari.

Ndëshkimi erdhi pas një padie nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

LSI e akuzoni Picarin se nuk publikonte veprimtaritë në faqen zyrtare të Bashkisë.

“E konsideroj të mbyllur shqyrtimin e hetimit administrativ dhe përsa është referuar në këtë shqyrtim dhe bazuar në provat e administruara, KQZ vendos sanksionin administrativ me gjobë ndaj zotit Gentian Picari, kryetari i Bashkisë Vorë në shumën e 10 mijë lekëve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në KAS brenda 3 ditëve nga publikimi i këtij vendimi”, tha kreu i KQZ-së, Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *