Vendosni fjalën kyçe....

Vdes në qeli Bernie Madoff, u dënua me 150 burg për skemën më të madhe Ponzi në histori


Financieri Bernie Madoff, i cili u deklarua fajtor se qëndronte pas skemës më të madhe Ponzi në histori, vdiq në një burg federal amerikan nga shkaqe natyrore.

Madoff, i cili ishte 82 vjeç, vdiq në Qendrën Federale Mjekësore në Butner, Karolina e Veriut. Ai po vuante një dënim 150-vjeçar.

Vitin e kaluar, avokatët e tij kërkuan lirimin e tij gjatë pandemisë Covid-19, duke përmendur gjendjen mjekësore, përfshirë sëmundjen e veshkave por kërkesa u hodh poshtë.

Madoff pranoi në vitin 2009 se kishte mashtruar mijëra klientë në shumë që shkojnë disa miliardë dollarë gjatë karrierës së tij kriminale, madje disa figura të shquara publike si aktori Kevin Bacon dhe regjisori Steven Spielberg. Ai vlerësohej se kishte marrë gati 65 miliardë dollarë nga klientët e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *