Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i biznesmenit shqiptar në Mal të Zi, prokuroria kërkon informacion nga Spanja para se të nisë verifikimet


Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimin e Anton Gjinajt, i cili u arrestua ditën e djeshme në Mal të Zi. Ndaj 53-vjeçarit ka një urdhërndalimi nga ana e drejtësisë spanjolle, ku Gjinaj kërkohet për vuajtjen e një dënimi si anëtar i një grupi kriminal që trafikonte heroinë.

SPAK pritet të kërkojë informacion nga Spanja para se të nisë verfikimin pasuror të Gjinajt për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.

Gjinat njihet si biznesmen ndërtimi në Shqipëri dhe ndaj tij nuk ka ndonjë urdhërarrest duke qenë se nuk ka marrëveshje ekstradimi mes Shqipërisë e Spanjës.

Biznesmeni është administrator i kompanisë “Alesio 2014” që operon në fushën e ndërtimit si dhe pronar i një kompanie të transportit të mallrave.

Ai u arrestua ditën e djeshme në fshatin Boxhaj, pranë pikës kufitare të Hanit të Hotit. Bazuar në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit rezultoi se që ky person kërkohej nga Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës, shkruan Abc News.

Ai akuzohet se është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *