Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Log” të zhvilluar duke drejtuar makinën ka thënë se brenda 100 ditëve të para do arrijë të hapë negociatat me Bashkimin Evropian.
“Në buxhetin e shtetit, aty ku i gjen lekët qeveria aktuale, por që ua jep oligarkëve, monopoleve. Pra nëse mund të flasim për diçka konkrete në kuptimin e ndryshimit, është mirë-administrimi i financave shqiptare, që do të thotë se paratë e taksapaguesve do u kthehen qytetarëve”-tha ai.
“Ligji për arsimin e lartë do të anulohet, në qendër është decentralizimi”. Objektiv është edhe integrimi, madje me afate. “Procesi i integrimit që me hapjen e negociatave, objektivi është brenda 100 ditëve të para të qeverisjes sonë” tha Basha