Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga njësia 11: S’kam mikrofon se nuk ka energji, pas 10 ditësh do ndriçohet vendi


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi turin elektoral ditën e sotme në njësinë 11 në Tiranë.

Në këtë zonë Bashës nuk iu mundësua fjala e tij me mikrofon para mbështetësve të mbledhur pasi nuk ka pasur energji elektrike.

Basha deklaroi se vendi ka 8 vite në errësisë ndërsa theksoi se pas 10 ditësh do kthehet energjia dhe do ndriçojë vendin.

Dua t’i falënderoj për pritjen në zonën e Don Boskos, nuk kam mikrofon, sepse më thonë s’ka drita. Siç e kanë lënë 8 vite në errësirë Shqipërinë, por edhe 10 ditë, energjia për ndryshim do e ndriçojë vendin. Bashkë për ndryshim Shqipëria fiton”-theksoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *