Vendosni fjalën kyçe....

Gafa e Senatores amerikane, uron Rezervën e Forcave Ajrore me një foto të avionëve rusë


Senatorja Cindy Hyde-Smith fshiu një gabim të turpshëm, pasi përdoruesit e Tëitter vunë në dukje s e kartolina e saj e urimit e destinuar për Komandën e Rezervës së Forcave Ajrore të SHBA-së paraqiste avionët rusë Su-34 e jo ato amerikanë.

“Gëzuar 73-vjetorin e lindjes së @USAFReserve! Mirënjohës për të gjithë rezervistët që janë vazhdimisht gati për t’i shërbyer kombit tonë.” – shkroi Hyde-Smith të mërkurën pasdite, mbi një grafik që tregon katër avionë në fluturim.

Hyde-Smith po i referohej datës së themelimit të Komandës Rezervë të USAF, e cila u krijua në 14 Prill 1948.

Megjithatë përdoruesit e rrjeteve sociale e kapën menëherë gabimin duke vënë në dukje se avionët në kartolinë nuk ishin amerikanë por rusë. Ata nisën të komentojnë furishëm edhe pse postimi i Senatores ishte fshirë ndërkohë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *