Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se forca që ajo drejton në zgjedhjet e 25 prillit në Shkodër dhe në Vlorë, do marrë rezultat dyfish më mirë se në zgjedhjet e mëparshme.
Kryemadhi theksoi se Partia Socialiste do marrë humbje në këto dy qarqe.
“Sondazhet dare nuk më shqetësojnë, pasi qoftë Vlora dhe Shkodra, rezultatet do të jenë…të paktën në Shkodër do të jetë dyfishuese. 2.5 mandate. Është si puna e garës që është si ai 100 metërshi i fundit që kërkon përgatitje mendore. Gjithë liderët e saj të fokusohen drejt objektivit. Sondazhet e 10 ditëve të fundit nuk tregojnë realisht se çfarë ndodh, por mund të tregojnë sjellje ndaj diçkaje që ndodh momentale. Ajo që është më rëndësi është se ne si LSI, që kur u miratua Kodi Zgjedhor që do të ishim në listë më vete, ndaj kemi nisur përgatitjet që në korrik-gusht.
Për shpërndarjen e kandidatëve sipas zonave që kanë influencën apo atje ku kanë jetuar. Nga ana tjetër dua të theksoj se realitet tjetër është në Vlorë. Këto qarqe i sjellin humbjet rilindjes, por që do të bëjmë përmbysjen spektakolare të shumë gjerave. Sot e bëmë gati me strukturat e Shkodrës, pasi zoti Rama donte të shkonte në një nga pronat e zotit Agron Çela. Ai donte të shkonte të pinte kafe atje. Ne njoftuam mediat dhe i thamë se Çela ishte në Shirokë. Ashtu siç ka bërë diversione në çdo qark të Shqipërisë, si në Durrës, në Elbasan, në Korçë dhe në Vlorë. Situata e Vlorës është e qartë si kristali.”- tha Kryemadhi.