Kisha Katolike ka një mesazh për qytetarët në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit. Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediet për të përcjellë këtë mesazh në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë.
Kisha kërkon zgjedhje transparente e të ndershme. Dom Gjergj Meta u bën thirrje qytetarëve që mos votojnë për deputetë kandidatët me të kaluar të dyshimtë.
Ai thekson se kush shet votën për para s’ka zot për të kërkuar llogari, kurse ai që shfrytëzon varfërinë për të blerë vota, s’ka të drejtë të ulet në parlament.
DEKLARATA E DOM GJERGJ METËS
Faleminderit! Privilegj të komunikosh me ju. Këtë herë në zgjedhjet e përgjithshme Ipeshkvitë e kemi ndarë mesazhin tonë në dy pjesë, do t’ju them skematikisht për pjesën e parë të këtij mesazhi që caktohet tek sfidat që presin qeverinë e ardhshme. Sfida e parë është ajo e pandemisë, sidomos krijimi i strategjive gjatë dhe post-covid, që kanë të bëjnë me pasojat.
Sfida e dytë është Rindërtimi, sa më shpejt i shtëpive të rrënuara nga tërmeti i 2019. Kërkohet një proces zgjedhjet transparent dhe të ndershme.
Sfida tjetër themelore është forcimi i institucioneve. Kemi një Reformë në Drejtësi në letër, duhet të aplikohet shpejt.
Nëj tjetër është braktisja e vendit nga të rinjtë dhe të rejat, lufta ndaj varfërisë, zhvillimi i vendit në zona urbane dhe rurale. Arsimi, kjo pandemi por dhe në përgjithësi, arsimi në zonat e thella.
E fundit por jo për nga rëndësia, është lufta ndaj korrupsionit, plagë akute e shoqërisë tonë.
Prandaj neve mendojmë që këto janë sfidat e rëndësishme me të cilat duhet të përballen në muajt në vazhdim, vitet në vazhdim. Do doja t’ju lexoja pjesën e dytë, që ka të bëjë me rreziqet që mund të ketë ky proces zgjedhor.
Në vigjilje të këtyre zgjedhjeve do të donim të ftonim gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë moment të jetës demokratike. Është e drejtë dhe detyrë e çdo qytetari. Pjesëmarrja në votime është detyrim moral.
Së dyti, ashtu sikurse e kemi ritheksuar edhe në deklaratat e mëparshme, është fenomeni i shitblerjes së votës, plagë e madhe që duhet zhdukur. Kush shet votën me para, s’ka zot për të kërkuar llogari. Kush e blen votën me para nuk është i denjë për karrigen e deputetit.
Bashkëngjitur shitblerjes është betimi mbi libër të shenjtë, beja është e papranueshme në këtë rast. I papranueshëm votimi mbi kërcënim, puna është fryt i aftësisë, jo i partisë.
Nuk është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyfishtë. Integriteti duhet të jetë kusht i domosdoshëm. Qytetari të votojë kandidatët transparentë dhe me integritet.
Duhet të theksojmë se qytetarët kanë të drejtë dhe detyrë të votojnë. Mos keqpërdorin votën, mos shiten. Do ishte dëm i madh. Urojmë më 25 prill secili të ushtrojë të drejtën e votës. I lutemi zotit që me ndërmjetësim të nënës së Këshillit të Mirë, të ndihmojë shqiptarët për jetën e vendit. Ju falënderoj për punën e madhe që bëni. Shpresoj që vendi ynë të dalë më i mirë nga zgjedhjet e 25 prillit.