Vendosni fjalën kyçe....

Meta shpërndan mesazhin e Konferencës Ipeshkvnore: Kush falsifikon votën e ka vendin në burg


Meta shpërndan mesazhin e dalë nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë e cila ka bërë thirrje që të mos blihet vota.

Meta shton se kush do falsifikojë apo tjetërsojë votën do e ketë vendin në burg.

E përshëndes mesazhin e fuqishëm dhe frymëzues të Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë, që inkurajon pjesëmarrjen masive të qytetarëve në zgjedhjet historike të 25 prillit, një e drejtë dhe detyrim moral ndaj momentit më të rëndësishëm të jetës demokratike dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.

I bëj gjithashtu jehonë thirrjes së tyre për të mos rënë në grackën e kujtdo, që kërkon t’i trajtojë qytetarët shqiptarë si plaçkë, që shitet e blihet por të votoni me vullnet të lirë dhe për ata kandidatë, të cilët duhet ta meritojnë besimin tuaj!

Kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg!”-shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *