Vendosni fjalën kyçe....

Meta jep alarmin: Po vidhet identiteti i qytetarëve nga persona me rekorde kriminale, mund të përdoret në zgjedhje


Presidenti Meta ka deklaruar se në vend po vidhet identiteti i qytetarëve nga persona me rekjorde kriminale duke dhënë alarmin se kjo gjë mund të përdoret në zgjedhjett e 25 prillit.

Kreu i shtetit shtoi se ky rast ka çuar në debat publik në Maqedoninë e veriut ku janë arrestuar zyrtarë stetërorë e zyrtarë policie ndërsa tha se kjo gjë ngre alarmin se mund të përdoret edhe në zgjedhjet e 25 prillit në vend.

Meta u bëri thirrje punonjësve të administratës që të mos përfshihen në këtë proces, due paralajmëruarse do përballen me ligjin.

“Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkun e Korçës, në disa bashki të banuara kryesisht nga minoritarë, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin. Pra, shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente të lëshuara nga gjendja civile shqiptare, duke vjedhur identitetin e shtetasve maqedonas. Këta shtetas kanë marrë dokumente edhe në Maqedoninë e Veriut. Nga ajo që është bërë publike, autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë shprehur se kanë zbatuar ligjin, duke mos mbajtur përgjegjësi.

Çështja është bërë debat publik në Maqedoninë e Veriut, origjina e kësaj përgjegjësie rëndon në autoritetet në Shqipëri dhe kjo është tepërt shqetësuese. Disa prej personave janë Korcë Pustec dhe zyrat përkatëse. Persona me rekorde kriminale janë pajisur me ID false në Korçë duke ngritur dyshime se këto mund të përdoren për zgjedhjet e 25 Prillit.

Linja e veprimit të paligjshme mund të ngjitet edhe më lart Drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile, etj. Në Maqedoninë eVeriut janë arrestuar disa funksionarë shtetërorë.

U bëj thirrje nëpunësve dhe zyrtarëve të kenë kujdes, mos t’u shkojë ndër mend të paraqiten në qendrat e votimit me dokumente të vjedhura. Kushdo që do guxojë do mbajë përgjegjësi nga i pari te i fundit. U kam kërkuar KQZ të nisë hetimet për të marrë masat e domosdoshme për të ruajtur të pacënuar integritetin e procesit zgjedhor. Bëj thirrje të denoncohet cdo veprim që cënon të drejtën për zgjedhje. Një vend pune nuk vlen kurrë sa e ardhmja e Shqipërisë. Do e ketë vendin në burg. Presidenti është në detyrë e monitorim të cdo situate. Justifikimet nuk pranohen. Alibitë kurrsesi.” – tha ndër të tjera Meta


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *