Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjoba ndaj biznesmenit Francesko Becchetti nuk do paguhet.
Sipas kreut të ekzekutivit 110 milionë eurot nuk do paguhen dhe për këtë është ndërtuar strategjia.
Më tej Rama nuk dha detaje mbi strategjinë duke shtuar se biznesmeni do paguajë për dëmet që i ka sjellë shqiptarëve.
“E para e punës, televizioni në fjalë nuk i ka bërë opozitë shtetit. Të tjerë i kanë bërë më shumë. Është një temë e rëndësishme, pasi Meta, Sali kanë vënë shumë shpresë te ku marifetçiu në këto zgjedhje, duke e përdorur pa pushim. Ato 110 milionë ai nuk ka për t’i marrë kurrë. Kjo nuk ka mbaruar. Se si nuk e them dot tani sepse është ndërtuar strategjia. Po ju them një gjë dhe mbajeni. Ai do paguajë një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve, në rrugë gjyqësore”-deklaroi Rama.