Kryeministri Edi Rama ka folur përsëri sot nga një takim në Kamëz, për mundësinë e një bashkëpunimi me kreun e opozitës, Lulzim Bashën.
Rama thotë se ai është gati të shkojë përtej të gjitha ndasive të 30 viteve të fundit, por rivali i tij politik sipas tij nuk është në gjendje ta bëjë këtë me përgjigjen që i dha një ditë më parë.
Ai thotë se për ta bërë këtë, duhet të kesh forcën e karakterit dhe vizionin e të ardhmes, e madje duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati.
“Dje i thashë një gazetari, më pyeti si do ndodhi po nuk morët votat. PS do t’i fitojë zgjedhjet, kjo nuk diskutohet. Por çështja nuk është do fitojë apo jo, por si ne do shkurtojmë kohën, do afrojmë të ardhmen, si ta prekim të ardhmen shumë më shpejt, ndërsa përndryshe nuk do të bëheshim bashkë. Ndaj më pyet e thotë, e di fitore fitore, por më lini ta nxjerr këtë mendim. E di se fitorja nuk diskutohet, më lini të nxjerr mendimin, që t’ju them se fitorja nuk është për mua, as për Rlisën, Dallëndyshen, nuk është për ministrat e drejtorët, por për njerëzit e zakonshëm.
Më lini ta them, fitorja është për gjithë ato gra që shohin televizor dhe luajnë mendsh kur shohin politikanë që kacafyten, burra që i japin gojës deri në atë pikë sa tmerrohesh, për ato vajza që janë shumë më jetës sociale, shumë më të pranishme se dje në jetën sociale. Ju duhet një fitore që shkon përtej pandemisë, politikës, dhe që shkon. Më thotë gazetari, a je gati të bashkëpunosh me Bashën? Patjetër, padiskutim, por me një kusht, të ndahet nga Saliu e Iliri.
Dhe Basha përgjigjet, përgjigjia e tij është thjesht dhe vetëm pohimi i fatit që ai nuk është lider, udhëheqës, ai është udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit.
Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha ndasive të 30 viteve. Por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, duhet të kesh vizionin e të ardhmes, duhet që të jetosh së brendshmi me hallet, stresin, me ëndrrat e njerëzve. Duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati. Pa gjumë kur njerëzit janë pa gjumë he ata se kanë ankthin si do dalin nga padnemia. Duhet të jesh mishërimi i karakterit shqiptar që adhurojmë në vjersha,e rrëfime. Nëse ne e mishërojmë më 25 prill dhe e kthejmë në fuqi të madhe transformuese nuk e ndal Shqipërinë asgjë.” – tha Rama.