Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Meta pushkatoi Luan Ramën në Vlorë


Kryeministri Edi Rama hedhur sërish sinjale se në Vlorë kandidatët për deputet të LSI-së janë në konflikt me njëri tjetrin.

Kryeministri deklaroi në intervistën e tij për emisionin “Të paekspozuarit” se Presidenti Ilir Meta ka pushkatuar Luan Ramën në Vlorë.

“Metën President e kanë zgjedhur votat e tij dhe të PS patjetër. Nëse PS do t’i kishte votat nuk do të zgjidhte atë President. Ishte zgjedhja më e mirë për opozitën, por unë nuk e dija që do vinte puna deri në këtë pikë, që me prapa veprim dhe me prapamendim pushkaton Luan Ramën në Vlorë. Iku Luan Rama, u pushkatua”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *