Vendosni fjalën kyçe....

Rama për ftesën ndaj Bashës: Nuk ofrova ta blej por bashkëpunim të ngushtë me opozitën


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” ka deklaruar se ftesa ndaj kryedemokratit Lulzim Basha nuk ishte ofertë për ta blerë se nuk është lojtar.

Rama sqaroi se ishte ftesë për bashkëpunim të ngushtë për opozitën pas zgjedhjeve duke shprehur siguri për fitore pas 25 prillit.

Unë nuk ofrova ta blej Bashën se nuk është një lojtar që është Mesi apo Ronaldo. Nuk jemi në fushën e shitblerjes së lojtarëve të mëdhenj. Unë jam i gatshëm që të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi shumë të ngushtë me opozitën që do dalë nga zgjedhjet dhe me Bashën në funksion të krijimit të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit dhe një energjie të re që spostohet nga konsumi i jashtëzakonshëm i politikës së sherrit, ndasive përçarëse te fokusi  i çështjeve. Kjo ishte dhe kjo është”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *